Arsimi i mesem do te kthehet me detyrim

26/10/2009 08:30

Arsimi i mesem nuk do te jete me me deshire, por do te kthehet ne arsim te detyruar, ashtu siç eshte edhe sistemi i shkolles 9- vjeçare. Deklarata ka ardhur nga ministri i Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj, i cili ka theksuar se kjo eshte nje nga prioritetet ambicioze te dikasterit qe drejton.

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, mori pjese ne analizen vjetore te Drejtorise Arsimore te Qarkut te Vlores.

Duke folur mbi bashkepunimin e ngushte te dy aktoreve, ministri i Arsimit cilesoi se zhvillimi i arsimit duhet te ece njeherazi me zhvillimin rajonal. “Do te vazhdojme te rikonstruktojme e te ndertojme shkolla e kopshte. Brenda vitit 2013, asnje kopsht apo shkolle nuk do te jete pa kushte e standarde bashkekohore”, u shpreh Tafaj.

“Ne bashkepunim me pushtetin lokal ne do te arrijme objektivin e braktisjes se arsimit baze ne masen 0% dhe ndihma duhet te jete edhe per thithjen e nxenesve jo vetem ne arsimin 9-vjeçar, por edhe ne arsimin e mesem, duke e kthyer ate ne nje arsim te detyrueshem”, theksoi ministri.

Sipas tij, arsimi profesional dhe bashkepunimi i ngushte i pushtetit vendor eshte i domosdoshem per te thithur interesin e nxenesve dhe prinderve, te te gjithe komunitetit per kete arsim.

Ne fund te analizes vjetore te Drejtorise Arsimore te Qarkut te Vlores, ministri i Arsimit siguroi mesuesit dhe drejtuesit se reforma arsimore do te vijoje me tej, duke vazhduar revolucionin e nisur te teknologjise dhe informacionit ne sistemin arsimor, statusin e mesuesit dhe rritjen e vazhdueshme te pagave, si dhe reforme ne permbajtje ne ndryshimin e kurrikulave.

Po ashtu ne takim u diskutua se decentralizimi dhe dekoncentrimi eshte nje nga objektivat e kesaj qeverie dhe kjo do te shtrihet ne te gjithe sektoret. “Modeli aktual eshte modern dhe po ecen ne rrugen e arritjes se standardeve te vendeve homologe. Por ky model ka ne filozofine e tij bashkepunimin e ngushte dhe rritjen e rolit te pushtetit vendor”, perfundoi ministri.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA