Drejtuesit e kombinatit te perpunimit te naftes ne Ballsh dhe ne rafinerine e Fierit kane sfiduar policine tatimore duke hequr shiritat bllokues dhe duke hapur portat e ndermarrjeve.
Pas heqjes se shiritit bllokues, ata kane vendosur autobote ne te dy anet e portes per te mos lejuar bllokimin e saj serish.
Pas ketij veprimi kane nisur serish shitjet dhe autobotet e kompanise “Armo” kane vazhduar normalisht te nxjerrin mallin nga uzina.
Pasdite policia tatimore ka shkuar per te bere bllokimin, por e ka patur te pamundur te nderhyje. Edhe pse ne vendin e ngjarjes ka qene dhe nje grup i forcave te policise se rendit, ato nuk kane nderhyre.
Me heret punonjesit e uzines se naftes dhe rafinerive protestuan duke kerkuar rifillimin e punes.
“Sot neve duam qe te filloje zhbllokimi i situates, ne te kundert do ta pershkallezojme protesten”, eshte shprehur nje prej punetoreve.
“I lutemi qeverise qe te na lere te punojme. Kemi punuar ne 97-en kur fluturonin plumba dhe kemi furnizuar kete shtet me nafte”, ka thene nje tjeter.
Drejtoria e Pergjithshme e Taksave ka shpjeguar me nje deklarate zyrtare arsyet e bllokimit te “Armo”. Bllokimi eshte realizuar per shkak se tatimpaguesi “ARMO Sh.A” nuk eshte i pajisur me autorizim si tatimpagues-akcize, si dhe nuk ka miratim te magazinave tatimore sipas kerkesave qe percakton ky ligj, nuk ka plotesuar detyrimin ligjor si tatimpagues-akcize per vendosjen e matesve ne te gjitha pikat e hyrjes, perpunimit dhe daljes se lendeve te para, prodhimit gjysem te gatshem dhe atij te gatshem.
Drejtoria e Tatimeve shpjegon se ka kerkuar disa here qe “Armo” te plotesoje dokumentacionin qe prej dhjetorit te vitit 2008. Sipas tatimeve, mosplotesimi ka cuar edhe ne riperseritjen e bllokimit.
Deklarata mbyllet me fjalet se, “administrata tatimore mbetet plotesisht e angazhuar per zbatimin i ligjit tatimor ne menyre te barabarte dhe te drejte per cdo tatimpagues. Luftimi i evazionit fiskal dhe i akteve korruptive ne te gjitha format dhe trajtat e tyre mbeten prioritet i punes sone”.
Por drejtuesit e “Armo” nga ana e tyre kane deklaruar se bllokimi u ka ardhur nga shteti, qe nuk miraton dokumentacionin e kerkuar. Ata akuzuan se me kete vendim bllokimi, ndermarrja ka humbje ne rreth 5 milione euro.
Top Channel