Tre jave perpara zgjedhjeve te pjesshme lokale ne 5 njesi vendore per shkak se kryetaret e tyre jane zgjedhur deputete, eshte perfundimisht e qarte se keto do te jene zgjedhjet me me pak parti dhe me pak kandidate ne garen elektorale.
Kur jane mbyllur edhe afatet per regjistrimin e kandidateve, mund te thuhet se zgjedhjet e pjesshme te 15 nentorit ne Shqiperi do te hyjne ne histori si zgjedhjet ku jane regjistruar vetem 3 parti, dy prej te cilave jane parti qeveritare, Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim si dhe nje parti tjeter e panjohur e qujatur Partia e Punes se Shqiperise e Riorganizuar, e cila merr pjese per here te pare ne zgjedhje.
Por me shume se kaq, zgjedhjet e 15 nentorit jane te parat kur opozita nuk merr pjese, duke mos rregjistruar as kandidate dhe as komisionere.
Partia Socialiste e ka marre kete vendim ne shenje proteste ndaj asaj qe e quan manipulim i zgjedhjeve parlamentare dhe moshapjes se kutive te votimit.
Me kete qendrim te Partise Socialiste jane bashkuar edhe aleatet e saj te 28 qershorit bashke me disa parti te qendres se djathte, qe kane mbeur jashte parlamentit.
Nga venndimi per te mos marre pjese totalisht ne zgjedhje ben perjashtim PBDNJ-ja e cila ka vendosur te paraqese komisionere, por jo kandidate ne zgjedhjet e pjesshme.
Kjo do te thote se me 15 nentor aleatet qeverises PD-LSI do te jene ne nje gare formale per 5 njesi vendore, 4 prej te cilave ne 2007-en e ka marre Partia Demokratike dhe nje LSI-ja, me mbeshtetjen e PS-se, por qe per ironi, ish kryetari i Komunes Otllak ne Berat, sot eshte deputet i Partise Demokratike.
Top Channel