“TACI”, sherr  tatimore-rend

25/10/2009 15:25

Policia tatimore e rrethit te Fierit ka bllokuar uzinen e perpunimit te naftes ne kete qytet, prone e biznesmenit Rezart Taci. (UPDATE)

E njejta situate eshte krijuar edhe ne kombinatin e perpunimit te thelle te naftes ne Ballsh dhe ne pontilin e Vlores nga ku behet furizimi i rafinerive me naften bruto edhe keto prone e zotit Taci.

Mungesa e nje autorizimi akcize per magazinat tatimore ka bere qe inspektoret e tatimeve t’i vene shiritin bllokues te tre ketyre pikave te kompanise ARMO ne Fier, Ballsh dhe Vlore.

Por ndersa tatimet ne varesi te Ministrise se Financave kane vendosur te bllokojne aktivitetin e kompanive te Tacit me akuzen e abuzimeve, forcat e rendit, ne varesi te Ministrise se Brendshme kane nderhyre per ta zhbllokuar ate.

Situata eshte nderlikuar kur ne vendngjarje ka mberritur policia e shtetit, e cila ka kerkuar heqjen e shiritit te tatimoreve, fakt ky qe ka shkaktuar debate te forta mes perfaqesuesve te dy institucioneve shteterore.

Drejtori i rafinerise shprehet se kompania ARMO eshte marre ne dorezim nga shteti me mangesi ne dokumentacion. I gjithe dokumentacioni qe mungon eshte dorezuar prej disa kohesh dhe po pritet miratimi i tij nga institucionet perkatese. Ai deklaron se kompanise i eshte shkaktuar me shume se 5 milione euro dem.

.Nderkaq zyrtaret te Ministrise se Brendshme ne Tirane shprehen se nuk kane dijeni per nderhyrjen e policise lokale. Nderkohe drejtori i policise se Fierit ka urdheruar nje inspektim te brendshem per kete ngjarje te rende. Ky eshte rasti i dyte i konfliktit mes kompanise dhe shtetit, pasi atij te disa muajve me pare, ne fund te qershorit pak para zgjedhjeve

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA