PS: Imuniteti, Berisha spekulon

25/10/2009 20:25

Ne komunikim ne distance mes ambasadorit amerikan, Xhon Uidhers dhe kryeministrit Berisha ne lidhje me imunitetin nderhyn PS, e cila mendon se shefi i qeverise spekulon me ceshtjen ne fjale pasi eshte bashkepunetor ne aferat korruptive te ministrave te tij nen hetim.

“Ceshtja e imunitetit eshte nje spekulim per sa kohe mazhoranca i ka te gjitha mekanizmat per te hequr imunitetitn te pakten ndaj dy ministrave aktuale, zotit Mediu dhe zotit Basha. Partia Socialiste ka ofruar te gjithe vullnetin e saj per te ndermarre nje reforme thelbesore mbi ceshtjen e imunitetit dhe nuk eshte vetem kufizimi apo heqja totale e imunitetit, por nderkohe eshte edhe forcimi i sistemit gjyqesor. Ne kemi kerkuar me ngulm edhe ne reformen e kaluar te Kushtetutes per sistemin zgjedhor, por ishte mazhoranca ajo qe e abortoi kete nisme per kufizimin e imunitetit”, deklaroi deputeti socialist, Sajmir Tahiri.
 
Duke iu referuar dhe raporteve te tre viteve te fundit te Komisionit Europian Tahiri thote se ceshtja e korrupsionit eshte serioze, por ai ve re se  eshte kthyer ne elitar c’ka sipas tij e ben me te veshtire luften ndaj tij

“Ajo qe mbetet pa u trajtuar eshte korrupsioni elitar, i cili sot fshihet pas imunitetit dhe shenjat me te dukshme, me perfaqesuese te saj jane patjeter dy anetare te mazhorances, te cilet jane para drejtesise per shkaqe korruptive, por nderkohe nga kryeministri Berisha promovohen si ministra, nderkohe qe duhet te ishin dy njerez qe duhet t’i liheshin drejtesise”, tha me tej ne fjalen e tij Tahiri.

Ceshtja e imunitetit u rikthye ne debatin e dites pas deklarates te se premtes te ambasadorit amerikan se personat nen hetim nuk duhet te kene imunitet dhe reagimit te kryeministrit Berisha se mazhoranca  eshte e gatshme  te votoje pro heqjes se imunitetit te kujtdo zyrtari kur e kerkon drejtesia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA