Nje vit pasi Kuvendi miratoi ndryshimet ne ligjin per avokatet, Ministria e Drejtesise po diskuton serish per nderhyrje ne kete ligj per shkak te mosefikasitetit te tij ne rastet kur avokatet thyejne etiken dhe behen shkak i zvarritjeve te proceseve gjyqesore.
Duke u perpjekur te gjejne nje model se si mund te zgjidhet situata per rastet kur avokatet mungojne ne gjykate, opsioni me i mire qe po shqyrtohet eshte ai i pranise se dy grupeve avokatesh te gatshem.
Njeri eshte ai i atyre qe njihen si avokatet kryesisht nga shteti. Dhe grupi tjeter ai i avokateve te perfshire ne nje liste te posacme nga Dhoma Kombetare e Avokatise.
“Dhoma e avokatise ka nderhyre, ka dhene madje disa masa paralajmeruese dhe verejtje per avokate vecante te cilet nuk respektojne procedurat e hetimit gjyqesor, por ajo qe une mendoj, nisur edhe nga konsultimet qe kam patur qofte edhe me perfaqesuesit drejtues te Dhomes se Avokatise, qofte me drejtues te institucioneve te tjera te zbatimit te ligjit, ndoshta do te jete e domosdoshme nje nderhyrje ne legjislacion per ta ngushtesuar maksimalisht hapesiren proceduriale qe mund te perdoret per abuzim”, deklaroi per Top Channel ministri i Drejtesise, Bujar Nishani.
Nishani shton se per keto ndryshime do te merret qendrimi i te gjithe aktoreve te perfshire ne proces.
“Nese arrijme ne nje konkluzion ku ne parim dhe themel te respektohet teresisht ofrimi dhe sigurimi i te drejtes se mbrojtjes se personit te pandehur, atehere procedura duhet te jete shume me strikte dhe percaktuese, ne menyre qe te mos kete hapesire abuzuese nga ana e avokatit gjate hetimit gjyqesor per te shtyre procesin gjyqesor apo seancen, por trupi gjykues te kete te gjithe te drejten dhe hapesiren ligjore per ta vazhduar procesin dhe seancen pa nderprerje’, perfundoi zoti Nishani.
Ne dhjetor te vitit te kaluar u bene nje sere ndryshimesh ne ligjin e avokateve, por serisht shtyrjet e gjyqeve mbeten nje problem per togat e zeza, madje kjo ceshtje u be teme edhe ne nje nga mbledhjet e Keshillit te Larte te Drejtesise prej te cilit u dha apeli se procese shume te rendesishme per drejtesine po zvarriten pa fund per shkak te avokateve.
Top Channel