Kategoria Superiore zbret serish ne fushe me disa prej elitaret, qe ne javen e tete te kampionatit, kerkojne te harrojne paraqitjet e dobeta ne Kupen e Shqiperise.
Nga tri sfidat qe do te luhen sot, pa dyshim me interesantja eshte ajo ku Tirana pret Teuten.
Bardheblute vijne ne kete takim pas humbjes 3-1 me modestet e Luzit dhe fitorja shihet si rezultati i vetem per te harruar paraqitjen e dobet te mesjaves.
Tri piket per skuadren e drejtuar nga dyshja Tafaj-Dede jane te detyrueshme edhe per te mos humbur ne terren me kryesueset (Dinamo e vendit te pare eshte plot 11 pike larg).
Sfida me durrsaket shihet edhe si momenti i ktheses ne kete sezon: kampionet ne fuqi nuk fitojne ne kampionat prej mesit te shtatorit (1-0 ne fushen e Gramozit) dhe ne kater ndeshjet e fundit kane regjistruar vetem dy barazime dhe dy humbje.
Sot ne fushe zbret edhe Vllaznia. Shkodranet luajne ne fushen e Lacit, e pas dy fitoreve radhazi (ne kampionat dhe Kupe), pretendojne piket e para ne trasferte.
Lojtari i momentit te kuqeblute eshte talenti 19-vjecar, Bekim Bala, qe gjate javes se fundit ka realizuar gjashte gola (2 ne kampionat, 3 ne Kupe dhe 1 me Kombetaren U-19).
Takimi tjeter i se shtunes do te zhvillohet ne Erseke, ku Gramozi pret Kastriotin.
Ne aktivitetin me te rendesishem ne vend, neser luhen perballjet Skenderbeu-Dinamo dhe Flamurtari-Shkumbini, ndersa te dielen Apolonia e vendit te trete luan ne Kavaje, me Besen pretendente per titull.
Top Channel