Moti i keq paralizon portet kryesore te vendit. Keshtu, dje ne Vlore, Sarande dhe Durres eshte bllokuar levizja e trageteve te linjave me vendet fqinje, si pasoje e detit te trazuar dhe ererave te forta.
Shirat dhe moti i keq qe kane perfshire prej dy ditesh qytetin e Vlores, ka bere qe te paralizohet levizja e udhetareve dhe pasagjereve me dy tragetet qe operojne ne linjen Brindisi-Vlore dhe anasjelltas.
Genci Hasanaj, shef i Kapitanerise se Portit Detar te Vlores tha per “Shqip” se kane qene rreth 245 pasagjere ne te dy tragetet, si dhe mbi 20 kamione te shoqerive te ndryshme, te cilet kane qene te imbarkuar ne tragete, por per shkak te motit te keq nuk jane lejuar te udhetojne per ne Vlore.
Sipas Kapitanerise se Portit te Vlores, fuqia e detit ka qene brenda gjirit te Vlores 5 deri ne 6 balle, ndersa jashte tij 7 deri ne 8 balle.
Per kete shkak, kapitaneria ka urdheruar qe anijet qe perpunoheshin ne port te pezullonin punen dhe te dilnin ne gji ose ne Rade, per te shmangur ndonje incident te mundshem apo perplasje me kalaten.
Sipas Hasanajt, situata parashikohet te jete e tille edhe tri ditet ne vijim. Nderkohe, per shkak te eres se fuqishme qe ka arritur shpejtesine 25-30 m/s, gjithe bregu nga Orikumi deri ne Vlore eshte mbuluar nga peme te thyera.
Nderkohe qe qyteti i Vlores ka vuajtur mungesen e energjise elektrike dhe ujit te pijshem, per shkak te defekteve te shkaktuara ne rrjet nga stuhia.
Sipas shefit te shperndarjes, Dhimitraq Kovi, po punohet per riparimin e problemeve, por kushtet e motit dhe era e fuqishme ka penguar specialistet te riparojne defektet.
Po ashtu, gjithe zona e Zvernecit ku ndodhen antenat e sinjaleve televizive ka mungese te energjise elektrike, duke krijuar probleme me sinjalet televizive.
Nderkaq, ne Sarande, kater tragetet e linjes Korfuz-Sarande kane nderprere aktivitetin, per shkak te kushteve te motit. Deti 7-8 balle ka bere qe transportimi i udhetareve te nderpritet deri ne permiresim te kushteve atmosferike.
Ndersa ne Durres, reshjet e dendura kane bere qe te nderpritet edhe perpunimi i anijeve tregtare ne Portin e Durresit, ku per shkak te motit te keq jane regjistruar dhe vonesa ne levizjen e trageteve.
Nga ana tjeter, shume lagje periferike dhe rruge jane permbytur, per shkak te sasise se madhe te reshjeve dhe mosfunksionimit normal te sistemit te kanalizimeve.
Si rezultat kembesoret dhe automjetet kane hasur ne veshtiresi te medha ne qarkullim. Probleme kane pasur edhe banoret e kateve te para ne disa lagje te qytetit dhe veçanerisht ne Shkozet e Plazh, ku uji ka depertuar ne shtepi.
Ne fshatra jane permbytur qindra hektare toke dhe situata paraqitet kritike, pasi parashikimet e motit flasin per reshje edhe ne ditet e ardhshme.
Top Channel