Reshjet permbysin lagjet e Lezhes

24/10/2009 20:25

Rreshjet e shiut te panderprera kane risjelle nje situate shqetesuese ne fshatin Ishull Lezhe, si dhe ne lagjen SMT te qytetit te Lezhes.

Ne lagjen SMT banoret shprehin shqetesimin e tyre duke i bere thirrje pushtetit vendor qe te menaxhoje situaten.

“Ne jemi permbytur se uji me ka hyre tre here ne shtepi. Kerkojme ndihme urgjente nga shteti dhe nese s’na jepet ndihme neve s’na mbetet gje tjeter vecse te braktisim shtepite”, thote nje banore.

Ndersa ne nje lagje te Ishullit te Lezhes uji ka depertuar ne nje numer me te madh shtepish, edhe pse situata u duk se u permiresua me nderhyrjen ne kanalizim.

Vete banoret shprehen teper te shqetesuar mbi kete situate, ndersa persa i perket shkakut te ketij uji ata theksojne se ndertimi mbi kolektor i disa familjeve ka bere qe keto lagje tani te rrezikohen shume shpejt.

“Qe kur jane vendosur te ardhurit eshte bllokuar kanali dhe uji s’ka ku te shkoje”, thote nje prej tyre.

Banoret e Ishull Lezhes e zhvendosin thirrjen e tyre tashme jo vetem ne nivel vendor, por ne nivel qeveritar duke i bere thirrje kryeministrit Berisha te informohet mbi situaten dhe te vere dore per zgjidhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA