PD, kryesia therret Kuvendin me 12 dhjetor

24/10/2009 19:35

Partia Demokratike vendosi te therrase Kuvendin zgjedhor te saj ne 12 dhjetor, diten e pervjetorit te 19-te te themelimit te saj.

Per rreth 45 minuta anetaret e kryesise se Partise Demokratike kane diskutuar per ceshtje te organizimit te Kuvendit elektoral, qe konsiderohet edhe si analiza perfundimtare per zgjedhjet e 28 qershorit.

Kuvendi demokrat i 12 dhjetorit nuk pritet te kete surpriza persa i perket zgjedhjes se kryetarit te partise, kryeministri Sali Berisha.

Por orientimet e tij do te jene, si gjithmone vendimtare per ata me te cilet zoti Berisha do te drejtoje Partine Demokratike.

Ne kete Kuvend do te votohet per anetaret e Keshillit Kombetar dhe kete here orientimi i zotit Berisha do te percaktoje sesa te pranishem do te jene te rinjte ne strukturat e partise.

Eshte ky Keshill Kombetar qe zgjedh me pas te gjithe drejtuesit e tjere te Partise Demokratike, qe nga sekretaret deri tek nenkryetaret dhe sekretari i pergjithshem, qe sipas statutit eshte numri dy i Partise Demokratike.

Sipas te gjitha gjasave, Ridvan Bode, i ngarkuar per rishikimin e statutit te partise, ku mund te shtohet vendi i nje nenkryetari te trete, sipas te gjitha gjasave vete nuk do te rikandidoje me per kete post.

Por eshte shume e parakohshme te thuhet kush do te jete pasardhesi i tij. I vetmi rast, kur zoti Bode nuk leviz mund te lidhet me vullnetin e kryetarit Berisha, i cili mund te mos e konsideroje kete nje rast te volitshem per te turbulluar ujerat e qeta te partise qe qeveris vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA