Pas titullit kampione e Europes, xhudistja Majlinda Kelmendi eshte shpallur edhe kampione e botes per te reja ne peshen 52 kg, ne sportin e xhudos, duke sjelle nje tjeter trofe nderkombetar ne Shqiperi.
Kosovarja, e cila prej nje viti mban pasaporten shqiptare, arriti te marre medaljen e pare te arte ne nje kompeticion kaq te rendesishem nderkombetar.
Kelmendi, pas 4 fitoreve radhazi, arriti ne finale ku triumfoi ndaj izraelites Levi Shahar. Sipas drejtuesve te Federates Shqiptare te Xhudos, te cilet kane qene te pranishem ne boterorin e femrave te zhvilluar ne Paris, ndeshja me e veshtire per Kelmendin ishte ajo e gjysmefinales perballe japonezes Ciho Kagaja.
Ky eshte suksesi me i madh deri tani jo vetem ne karrieren e saj sportive, por edhe ne historine e sportit te xhudos ne Shqiperi.
Tashme qellimi kryesor i Kelmendit eshte pjesemarrja e saj ne ekipin qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Lojerat Olimpike Londer 2012.
Top Channel