Lista e barnave me rimbushim do te kete ilaçe te reja, medikamente qe do te zevendesohen dhe me shume alternativa se nje vit me pare.
Komisioni i Rishikimit, Hartimit, Miratimit te Listes se Barnave me Rimbursim do te mblidhet ne daten 28 tetor, diten e merkure.
Nderkohe, qeveria ashtu siç ka premtuar, do t’i akordoje me shume fonde se kete vit.
Rimbursimi i barnave te perfshira ne listen me te rendesishme te rimbursimit, eshte marre me seriozitet nga Ministria e Shendetesise, sidomos per faktin se ajo do te hyje ne fuqi ne janar te 2010.
Kjo do te thote qe ne mesin e muajit dhjetor ajo do te miratohet nga qeveria, nderkohe qe deri ne fund te dhjetorit duhet te kete perfunduar edhe shumefishimi i kesaj liste per t’u shperndare ne farmacite e gjithe vendit.
Farmaci keto te cilat do te kene nenshkruar brenda dhjetorit kontratat me Institutin e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor.
Komisioni do te diskutoje lidhur me formedozat e barnave te listes ekzistuese, per barna te reja per semundje te tjera qe nuk jane ne listen aktuale te barnave, si dhe per alternativa te tjera te barnave qe jane ne listen ekzistuese.
Kryetari i komisionit te hartimit dhe rishikimit te listes se barnave eshte ministri i Shendetesise, Petrit Vasili.
Pjese e komisionit jane dy perfaqesuesit e Drejtorise se Farmaceutikes ne Ministrine e Shendetesise, tre perfaqesuesit nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, bashke me drejtoreshen e ketij institucioni, perfaqesues nga departamenti i farmacise ne Fakultetin e Mjekesise.
Po ashtu ne kete komision jane pjesemarres perfaqesues te te gjitha sherbimeve te specialiteteve prane qendres spitalore universitare “Nene Tereza”.
Me date 28 tetor do te realizohet nje mbledhje paraprake e komisionit te hartimit dhe rishikimit te listes se barnave me rimbursim.
Ne mbledhjen e komisionit do te prezantohen te gjithe anetaret, do te miratohet rregullorja dhe funksionimi i ketij komisioni do te miratohen kriteret e perfshirjes ose heqjes se barnave nga lista e rimbursimit, si dhe do te caktohet data e mbledhjes nga e cila do te dale projektlista e barnave te rimbursueshme 2010.
Top Channel