Kruje, shiu demton stadiumin

24/10/2009 20:10

Rreshjet e shiut dhe ererat e forta kane shembur nje pjese te murit rrethues te stadiumit te qytetit te Krujes, fusha ku zhvillon ndeshjet skuadra e Kastriotit.

Muri i shembur ka rrezikuar disa shtepi qe jane prapa stadiumit, por sipas burimeve te Top Channel, fatmiresisht nuk ka patur asnje dem material.

Muri rrethues i stadiumit te Krujes eshte nje ndertim i viteve ‘80 dhe me nje cilesi jo shume te mire.

Muri i shembur ka krijuar carje ne pjesen tjeter te murit rrethues, nderkohe qe ka perkeqesuar situaten edhe ne shkallet e ketij stadiumi, qe edhe ato rrezikojne te shemben.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA