Pas nje jave te gjitha pikat kufitare te vendit do te jene te perfshira ne sistemin qe siguron kontrollin e cdo personi dhe cdo automjeti qe hyn dhe del ne Shqiperi sipas modelit te vendeve te zones Shengen.
Ky eshte nje nga kushtet kryesore per liberalizimin e vizave te Shqiperise me Bashkimin Europian. Lajmi eshte bere i njohur nga ministri i Brendshem, Lulzim Basha, i cili inspektoi bashke me ambasadorin e Komisionit Europian ne Tirane, Helmut Lohan piken kufitare te Bllates.
Zoti Lohan perdori dokumentat e makines se tij per te verifikuar nepermjet lidhjes nga Bllata me Interpolin nese makina e tij ishte e vjedhur apo jo. Rezulati ishte negativ. Por me shume se kjo, ambasadorit Lohan duket se i ka bere pershtypje funksionimi i rrjetit.
“Jam i impresionuar qe linku me Interpolin funksionon sepse e kam provuar ne nje pike tjeter kufitre para pak kohesh dhe atehere linku nuk ishte krijuar me Interpolin Progresi eshte i dukshem dhe jam i sigurte nese do te jete me kete shpejtesi, Shqiperia do te permbushe standartet per liberalizimin e vizave”, tha Lohan.
Nga ana e tij, Basha theksoi se do te vazhdohet me permbushjen e pikave qe kane mbetur nga udherrefyesi me qellim qe sa me pare te hiqen vizat per shtetasit shqiptare.
Bashke me ministrin Basha ambasadori Lohan vizitoi edhe qendrat e aplikimit per kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike ne Peshkopi, nje tjeter kusht per liberalizimin e vizave. Deri tani ne te gjithe vendin kane aplikuar rreth 230 mije shtetas por per te qene sa me bindes perpara grupit verifikues qe vjen se shpejti nga Brukseli, numri duhet te jete sa me i madh dhe per kete ministri Basha beri apel per te gjithe qytetaret.
Top Channel