Kavaje, festival filmi ne burg

24/10/2009 17:50

Te miturit qe vuajne denimin ne burgun e Kavajes kane perjetuar nje fundjave ndryshe. Festivali nderkombetar i filmit per femije, “Giffoni” ka udhetuar drejt tyre duke u dhene nje dite te vecante argetimi.

Organizatoret e festivalit ne vendin tone e kane kthyer ne kinema nje nga ambjentet e burgut te ri ne Kavaje, per spektatoret e rinj nen 18 vjec, qe per vepra te ndryshme penale, kryesisht vjedhje ndodhen pas hekurave.

Presidenti i festivalit Namik Ajazi, thote se “Giffoni Filmfestival Shqiperia” e ka zgjeruar gjeografine e shtrirjes se tij, duke perfshire edhe ata qe s’mund ta ndjekin te lire kete aktivitet.

Filmi “Broken Hill”, nje bashkeprodhim australiano-amerikan u ndoq me interes nga te miturit e burgosur.

Filmi ka ne qender te tij historine e nje djali te apasionuar pas muzikes, por qe trillet e moshes e cojne drejt arrestit dhe puneve te detyruara.

Perzgjedhja e goditur e organizatoreve percolli permes historise se Tomit, mesazhin qe dhe pas hekurave te rinjte mund ta ndryshojne jeten e tyre, ta permiresojne ate.

Ne burgun e Kavajes vuajne denimin rreth 40 shtetas dhe ai eshte ndertuar kryesisht per te miturit qe jane denuar nga gjykata me qellim edhe riedukimin e tyre.

Top Channel