Zbulohet nje grabitje me arme, e ndodhur kater vite me pare dhe arrestohet autori i dyshuar.
Zbulimi i kesaj grabitjeje ka ardhur pas verifikimit te shenjave te gishtave te personit te dyshuar, i cili nuk kishte shume kohe qe kishte bere karten e identitetit.
Sipas te dhenave policore, nga specialistet e seksionit kunder vjedhjeve me arme u krye ndalimi i shtetasit Romario Sulejmani, 21 vjeç, banues ne Tirane.
Ky person dyshohet se me date 18 qershor te vitit 2005 ka vjedhur me arme ne Rrugen e Dibres nje dyqan me celulare. Pikerisht ne dyqanin e Yllka C., ai dyshohet se ka mundur te marre parate e xhiros dhe te largohet pa i hyre ferre ne kembe.
Keshtu, ne baze te urdhrit te prokurorit te Prokurorise se Rrethit Tirane, Erjon Pano, rreth ores 19.30 u be ndalimi i personit te lartpermendur.
Sipas te dhenave policore, autori i arrestuar nuk e ka pranuar akuzen. Por, sipas grupit te punes ka prova te mjaftueshme per implikimin e tij ne kete ngjarje.
Nga te dhenat mesohet se atij i jane zbuluar shenjat e gishtave ne vendngjarje. Ne ate kohe, policia mori shenjat e gishtave dhe kishte te dyshuar kete person.
Por, pasi beri karten e identitetit, u arrit qe te vertetohej autoresia e tij, ku ai la shenjat e gishtave dhe rezultuan te njejtat. Edhe vete autori mendohet se kishte menduar se kjo grabitje me arme nuk do te zbulohet kurre.
Policia e Tiranes tha se veç ketij rasti ka hapur edhe nje sere çeshtjesh te vjetra, qe jane pa autore.
Duke perdorur metodat e verifikimit shkencor, grupet e punes po mundohen te zbardhin keto ngjarje te renda, qe kane mbetur pezull, pa derguar autoret para drejtesise.
Ne lidhje me rastin e djeshem, uniformat blu kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan prokurorise per vjedhje me arme.
Top Channel