Qe prej tri ditesh, rajoni i verilindjes se Shqiperise dhe nje pjese e Kosoves e Maqedonise jane perfshire nga reshjet e shiut.
Sipas sherbimit meteorologjik te forcave ajrore ne Kukes deri ne mesditen e se premtes kane rene rreth 30 mm shi, ndersa reshjet vazhdojne me intensitet mesatar ne te gjithe zonen.
Nderkaq, mesohet se reshjet e fundit kane ndikuar pozitivisht ne prurjet e burimeve ujore, perfshi edhe ujin e pijshem, por treguesit me optimiste jane ne shtimin e prurjeve ne lumin Drin, çka permireson ndjeshem situaten hidrike.
Te dhenat me te fundit nga hidrocentrali i Fierzes tregojne se prurjet e tanishme te ujit jane katerfishuar ne krahasim me tri dite me pare.
Nga 40 m3/sekonde qe ishin, tani shkojne ne mbi 150 m3/sekonde. Niveli i liqenit te Fierzes ndodhet ne kuoten 250 m mbi nivelin e detit, nje kuote relativisht e mire per stinen.
Ne keto kushte, hidrocentrali i Fierzes, me i madhi ne vend, vazhdon te punoje me tri turbina nga kater te mundshme, ndersa me kapacitet te plote punojne Komani dhe Vau i Dejes.
Sinoptikanet thone se edhe dy-tre ditet e ardhshme do te kete reshje, ndersa temperaturat vazhdojne te jene ne vlerat e 12-15 grade C.
Top Channel