Ambasadorja e britanike ne Tirane, Fiona Meklluham deklaroi se hetimet per korrupsion duhet te shtrihen edhe mbi vete sistemin e drejtesise. (UPDATE)
Duke ju refereruar deklaratave te kryeprokurores Ina Rama, sipas se ciles gjykatesit ne Shqiperi nuk mund te hetohen pasi kane imunitet ambasadorja tha se askush s’mund te vihet mbi ligjin
“Imuniteti eshte per te mbrojtur institucionet dhe vlerat qe ato mbartin dhe jo individet. Askush nuk mund te jete mbi ligjin. Ne duhet te punojme per te forcuar llogaridhenien e zyrtareve publik ketu ne Shqiperi”, u shpreh Meklluham.
Ambasadorja i beri keto deklarata gjate publikimit te nje raporti mbi deklarimin e pasurive te zyrtareve, nga Qendra per Transparencen dhe Informimin e Lire.
Raporti nxjerr pikerisht gjyqtaret dhe prokuroret si kategorite e zyrtareve me me shume pikepyetje per pasurine e tyre, te cilen shpesh here e maskojne permes transferimeve
Raporti veren gjithashtu se nje tjeter menyre qe zyrtaret zgjedhin per t’i shpetuar hetimeve eshte fshehja e pasurive te tyre, ku me te spikaturit jane te zgjedhurit vendore.
Top Channel