Denoncimi, gjendet adoleshentja e rrembyer

24/10/2009 09:20

Nje adoleshente qe ishte denoncuar si e rrembyer tri dite me pare eshte gjetur nga policia ne nje fshat te Tiranes.

Burime nga policia kane bere te ditur se, 19-vjeçarja eshte gjetur ne rrugen e Mulletit. Ajo u denoncua se ishte rrembyer tri dite me pare nga persona te paidentifikuar dhe dyshohet se eshte trafikuar.

Denoncimi ka ardhur dy dite me pare nga 56-vjeçarja Dylbere I., nga Petrela.

Burime nga policia kane bere te ditur se gruaja kishte denoncuar se dy persona te paidentifikuar i kane rrembyer vajzen, Mirela I., me qellim per ta trafikuar.

Zhdukja e saj ka ndodhur ne mesdite dhe forca te shumta te policise jane vene ne kerkim te saj, nderkohe qe jane njoftuar edhe drejtorite e policise ne qarqe.

Policia tha ne lidhje me kete ngjarje, se vajza ka deklaruar se ishte larguar dhe jo rrembyer.

Megjithate, seksioni i antitrafikut po e heton me tej kete çeshtje, nderkohe qe vajza i eshte dorezuar familjes.

Sipas denoncimit, kane qene dy persona qe e kane marre te rene me makine dhe jane zhdukur.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA