Lorik Cana, ylli i futbollit shqiptar, qe po shkelqen ne Premier League, rrefehet ne emisionin e “Prag-Sfide” ne Supersport, te drejtuar nga Ilda Bejleri.
Nepermjet telefonit direkt nga Birmingemi, ku ndodhej ne prag te ndeshjes se sotme te Sanderlendin ndaj vendasve, mesfushori ka folur per aventuren e tij angleze.
Fitorja me Liverpulin u shoqerua me polemika te shumta, pasi ne momentin e shenimit te golit te vetem nga Darren Bent, nje tullumbace e hedhur nga nje femije i vogel, tifoz i “Reds”-ave, devijoi topin drejt rrjetes.
Loriku qesh dhe nuk i kursen shakate, kur thote se “do te kishim fituar edhe pa ate, por ate femije mund ta kete marre Mançesteri ne ‘Anfild’.
Kalimi i tij ne Premier League ka rritur vemendjen e shqiptareve per kampionatin anglez.
“E di qe shqiptaret pelqejne ta ndjekin futbollin anglez. Premier League eshte kampionati me i forte dhe me atraktiv ne Europe.
E kam vene re qe shume tifoze shqiptare me flamuj kuqezi na ndjekin ne Sanderlend, por edhe jashte, ne ‘Old Traford’.
Do jene edhe ne Birmingem. Eshte nje kenaqesi qe t’ju dhurojme edhe atyre pak lumturi”.
Sanderlendi i tij ka bere nje start impresionues ne kete sezon, por megjithate, Loriku kembengul se objektivat e tyre nuk kane ndryshuar.
“Eshte e veshtire per nje klub, i cili vitet e fundit ka luftuar per mbijetese, te hedhe nje hap shume te madh. Mundesite financiare jane shume te medha, pasi eshte klubi i katert per investimet ne merkato. Niveli i skuadres eshte ngritur me Daren Bent dhe lojtare te tjere. Por gjithsesi, Premier League 5-6 vendet e para jane gati te pakapshme: “Big-Four”, me pas dhe Mançester Siti, Totenhemi e Aston Vila jane skuadra shume te forta. Qellimi yne eshte ne mes 10 te pareve, nese do ishte ne 8 te paret akoma edhe me mire. Por do te jete e veshtire te bejme shume me shume se kaq ne vitin e pare”, thote Cana.
Top Channel