Blater, ndermjetesues per futbollin e Kosoves

24/10/2009 09:30

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, i ka ftuar drejtuesit e futbollit kosovar dhe atij serb, per te  zhvilluar nje takim te perbashket.

Ne negociatat trepaleshe, te parashikuara te zhvillohen ne fillim te muajit nentor, pritet te diskutohet rreth gjetjes se nje zgjedhje per futbollin e Kosoves.

Federata e futbollit ne shtetin me te ri europian konfirmoi ftesen e mberritur per presidentin Fadil Vokrri nga njeshi i futbollit boteror, per nje takim shumepalesh ne seline e FIFA-s.

Pervec Vokrrit, ne takimin me Blater dhe zevendesin e tij, Geof Tompson, pritet te marre pjese edhe presidenti i Federates Serbe te Futbollit, Tomishlav Karaxhic.

“Pas kerkesave tona, presidenti i FIFA-s na ka ftuar per nje takim, ku do te marrin pjese edhe zyrtare te UEFA-s. Ne preferojme daten 5 nentor, por jemi te gatshem edhe per daten tjeter. Kerkesa jone kryesore do te jete anetaresimi i Kosoves te FIFA dhe UEFA”, pohuan burime zyrtare prane FFK-se.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA