Kryeministri Sali Berisha nuk ka shfaqur asnje rezerve ne gatishmerine e mazhorances qe drejton per te hequr imunitetet per cdo deputet, ku ai akuzohet per korrupsion. (UPDATE)
Zoti Berisha iu pergjigj gazetareve nje dite pasi ambasadori amerikan John Withers ngriti serish shqetesimin e Washingtonit per domosdoshmerine e kufizimit te imuniteteve, nje ceshtje qe ngrihet edhe ne progres raportin e Komisionit Europian per Shqiperine.
“Ne jemi kunder cdo imuniteti. Kemi derguar ligjin ne parlament dhe opozita nuk e votoi. Atehere do te praktikohet nje qendrim i njeanshem, ku cdo kerkese nga organet e drejtesise per heqje imuniteti, do te jete e pranueshme”, u shpreh Berisha.
Pak me heret Partia Socialiste identifikoi si te korruptuar qeverisjen e kryeministrit Berisha dhe i kerkoi atij heqjen e imunitetit te ministrave Basha dhe Mediu.
“Ka ardhur koha qe qeveria t’i bindet ligjit, te dorezoje dy ministrat e tij dhe te marre masa te menjehershme duke nisur nga vetja, familjaret dhe sherbetoret e oborrit”, tha deputeti socialist, Sajmir Tahiri.
Per te hequr imunitetin e nje deputeti apo ministri duhet me pare nje kerkese nga prokuroria, ndersa per te zhveshur te gjithe deputetet dhe ministrat nga imuniteti per ceshtjet e korrupsionit, duhet ndryshimi i ligjit me 84 vota sipas propozimit te komisionit te Venecias ose ndryshimi i Kushtetutes, sic thote Partia Socialiste me 94 vota ne parlament, nga 74 qe ka maxhoranca. Me keto vota kryeministri Berisha tha se do te perserise heqjen e imunitetit per kedo qe kerkon prokuroria.
“Maxhoranca ka te drejte te mos i njohe vetes imunitet. Edhe pse nuk ndryshon dot ligjin, mund te mbaje qendrim te njeanshem per kete ceshtje”, tha Berisha.
Top Channel