Panathinaikos, kampionia e Europes ne fuqi ne basketboll per meshkuj, e ka startuar me fitore sezonin e ri ne Eurolige.
Skuadra greke ka mundur ne Itali 67-75 vendasit e Armani Xhins Milano. Vasilis Spanoulis me 19 pike udhehoqi Panathinaikos drejt fitores ne transferte, nderkohe qe shenuesi me i mire per ekipit italian ishte Morris Finley me 11 pike.
Ne ndeshjen tjeter te grupit D, skuadra ruse, Khimki Mosca ka mundur gjigandet e Real Madrid me rezultatin e ngushte 84-81, duke bere nje debutim te suksesshem ne Eurolige. Kundershtari i radhes i skuadres ruse do te jete kampionia e Europes ne fuqi, Panathinaikos, ndeshje qe do te luhet ne Athine.
Ne grupin B, Unikaha Malaga ka fituar ne beograd ndaj Partizanit me rezultatin 72-64, fale formes mjaft te mire te Xho frilend i cili ishte shenuesi me i mire per spanjollet me 19 pike.
Top Channel