Zevendesministri i ri i Ministrise se Shendetesise do te jete Bardh Spahia, qe aktualisht ka mbajtur funksionin e drejtorit te pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise.
Spahia, prej me shume se kater vjetesh, eshte ne strukturat drejtuese te Ministrise se Shendetesise.
Zv.ministri i ri ka lindur ne qytetin e Shkodres. Eshte diplomuar si mjek i pergjithshem ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Mjekesise.
Spahia eshte diplomuar mjek i pergjithshem ne Universitetin La Sapienza, Rome dhe specializuar per kirurgji te pergjithshme ne Pavia, Itali.
Autor dhe bashkautor i nje sere publikimesh shkencore ne revistat me prestigjioze mjekesore nderkombetare.
Anetar i Partise Demokratike dhe Forumit Rinor te Partise Demokratike nga mosha 18 vjeç e ne vazhdim.
Prej kater vitesh eshte drejtor i pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise.
Spahia ka qene drejtuesi kryesor i projektit te financuar nga Komuniteti Europian INTERREG III, nga i cili u realizua edhe transplanti i pare i veshkave ne vendin tone.
Top Channel