Ambasadori i Shteteve te Bashkuara akredituar ne Tirane Xhon Whithers i ftuar ne nje konference per integrimin ka dhene nje mesazh te forte per kryeministrin Berisha persa i perket imunitetit parlamentar , tek i cili sipas tij nuk duhet te gjejne mbrojtje zyrtare qe jane nen hetim.
“Imuniteti nuk duhet të sigurojë strehë për ata që përballen me masa ligjore dhe jane në ndjekje penale. Gjithashtu ai nuk duhet të jetë një mundësi për të mbrojtur atë që është fajtor dhe personat në pozita drejtuese”, u shpreh Withers.
Ambasadori i rikujtoi gjithashtu kryeministrit premtimin per shembjen e murit te imunitetit si nje detyrim qe sipas tij nuk duhet te minoje besimin e qytetareve per integritetin e sistemit politik e gjyqesor.
“Disa muaj me pare kryeministri beri perpjekje te medha qe te shembet muri i imunitetit. Ne shpresojme qe qellimet e tij te behen realitet ne nje te ardhme te afert”, thote Withers.
Ambasadori amerikan nxiti qeverine per te rritur mbeshtetjen e saj per krijimin e nje sistemi te pavarur te drejtesise.
Mesazhi i ambasadorit amerikan vjen ne nje kohe kur prokuroria e Pergjithshme eshte duke shqyrtuar nje padi te familjareve te viktimave te Gerdecit, te cilat kerkojne riheqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe fillimin e procesit gjyqesor ne Gjykaten e Larte i cili u pezullua per shkak te rimandatitimit te Mediut si minister ne zgjedhjet e 28 qershorit.
Top Channel