Pas dhjetra ekspeditash kerkimore mes Malesise se Madhe te Tropojes dhe Pukes, policia dorezohet dhe pranon qe nuk mund te gjeje tre studentet ceke pa informacione te banoreve ne keto zona.
Ne nje njoftim zyrtar, Policia e Shtetit rikujton shumen e 100 mije dollareve te vene si shperblim dy vjet me pare per personin qe di dicka per ceket Mihal Pavleka, Jan Pavleka dhe Lenka Tuckova.
Ne te njejtin njoftim, policia kerkon bashkepunimin ne vecanti te banoreve ne rrethet e mesiperme dhe premton ruajtjen e sekretit.
Por apeli u drejtohet kryesisht banoreve ne komunat Shale, Shosh, Pult, Shllak, Postribe dhe Temal, vende ne te cilat studentet e zhdukur qe prej vitit 2001 kane ndjekur nje itinerar levizjeje. Policia ve ne dispozicion numrat e telefonit 129 dhe 0428098.
Gushti i vitit 2001 eshte koha kur studentet komunikojne ne telefon per here te fundit me prinderit e tyre, ndersa banoret kane deshmuar se ata jane pare per here te fundit ne fshatin Mes, ne zonen e Dukagjinit.
Te rinjte kishin hyre ne Shqiperi nepermjet Malit te Zi per nje ekspedite malore.
Top Channel