Ne nje ceremoni madheshtore, Ismail Kadare ka marre cmimin Princi i Asturias ne letersi.
Shkrimtarit te madh shqiptar i eshte dorezuar ne Spanje, ne prani te familjes mbreterore, autoriteteve te larta politike, letrare e te botes akademike, cmimi qe e vlereson per kontributin e dhene gjate karrieres se tij.
Ne fjalen e tij pas marrjes se cmimit prestigjoz, shkrimtari shqiptar ka trajtuar veshtiresite qe ekzistonin ne Shqiperi gjate epokes se komunizmit.
“20 vjet me pare, nese ne vendin tim komunist dikush do te deklaronte se nje shkrimtar shqiptar do te merrte kete cmim, do te perfundonte ne burg dhe do te konsiderohej si komplotist. Vendet tona nuk kane pasur lidhje, por mrekullia e letersise beri qe nje kalores te kaloje kufijte e pamundur. Besoj se e dini se per ke behet fjale, Don Kishotin. Si Don Kishoti, ashtu dhe shteti im ishin te marre”, ka deklaruar Kadare.
Top Channel