Gallup: Michelle me e pelqyer se Barak

23/10/2009 12:30

Ai eshte president por kjo nuk ka ndikuar qe te jete me popullor se bashkeshortja e tij per popullin amerikan.

Sipas nje sondazhi te kryer nga Usa Today dhe Gallup, Zonja e Pare ka arritur te fitoje zemrat e me shume amerikaneve se sa bashkeshorti i saj gjate muajve te pare te presidences. Sondazhi eshte publikuar diten kur te gjitha mediat amerikane u shfaqen foto te Michelle duke luajtur me vajzat e saj ne kopshtin e Shtepise se Bardhe.

Sondazhi flet qarte; 61 % e amerikaneve pelqejne Michelle, e cila rezulton plot 13 pike mbi bashkeshortin. Gjithesesi, preferencat e amerikaneve per Zonjen e Pare jane ulur ndjeshem pasi ne nje sondazh i zhvilluar 12 muaj me pare, ajo kryesonte me 68 %.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA