Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Reshjet e shumta te shiut gjate 24 oreve te fundit ne Durres kane krijuar probleme ne shume rruge e lagje te qytetit bregdetar, si dhe ne zonat rurale.
Shume lagje periferike dhe rruge jane permbytur per shkak te sasise se madhe te reshjeve dhe mosfunksionimit normal te sistemit te kanalizimeve.
Si rezultat kembesoret dhe automjetet kane hasur ne veshtiresi te medha ne qarkullim. Probleme kane pasur edhe banoret e kateve te para ne disa lagje te qytetit dhe vecanerisht ne Shkozet e Plazh ku uji ka depertuar ne shtepi.
Reshjet e dendura kane bere qe te nderpritet dhe perpunimi i anijeve tregtare ne portin e Durresit ku per shkak te motit te keq jane regjistruar dhe vonesa ne levizjen e tragete.
Nderkaq ne fshatra jane permbytur qindra hektare toke dhe situata paraqitet kritike pasi parashikimet e motit flasin per reshje dhe ne ditet e ardhshme.
Nderkohe reshjet kane shkaktuar probleme ne port ku mjetet e peshkimit nuk kane mundur te dalin ndersa eshte penguar trajtimi i anijeve. Moti i keq ka shkaktuar me shume probleme ne portin e Vlores per shkak te forces se detit deri ne 9 balle.
Top Channel