BE kritikon referencat

23/10/2009 15:45

Perdorimi masiv i cmimeve te references nga qeveria shqiptare eshte bere shqetesim i mprehte edhe per nderkombetaret.

Ne progres raportin e fundit per Shqiperine, Bashkimi Europian e konsideron aplikimin e cmimeve reference si te papranueshem.

Raporti shkruan tekstualisht se “perdorimi i  cmimit te referencave nuk eshte ne linje me standardet e Bashkimit Europian. Me shume masa kerkohen per te rritur perdorimin e vlerave reale te transaksioneve.”
 
Prej rreth 3 vitesh referencat jane shnderruar ne nje konflikt te hapur mes qeverise dhe biznesit. Te gjitha shoqatat e biznesit jane rreshtuar kunder referencave dhe ankohen se perdorimi i tyre eshte shpesh abuziv duke krijuar edhe paradokse jashte cdo llogjike ekonomike me pasoja te renda jo vetem per biznesin.

“Me ndryshimet e fundit qe ka bere Drejtoria e Doganave eshte vene re me shqetesim se jane ngritur referencat e lendeve te para, po cmimet e importit jane mjaft te uleta krahasuar me cmimet e tregjeve nderkombetare. Industrite rrezikohen per faliment, nese zgjat kjo situate”, thote Gjergj Buxhuku nga Konfindustria.

Kundershtime per referencat ka edhe nga vete institucionet shteterore qe jane te specializuara ne mbikeqyrjen e tregjeve si rastin i Autoritetit te Konkurences, i cili i konsideron ato si shkak per deformimin e konkurences.

Qeveria ka gjetur permes  referencave zgjidhjen me te lehte per te mbuluar paaftesine dhe korrupsionin ne radhet e administrates publike, e cila tashme po vuan edhe nga pamundesia per te mbledhur te gjitha te ardhurat e planifikuara ne buxhet.

Aplikimi i cmimit te references prej kohesh eshte kritikuar nga te gjitha institucionet nderkombetare, por qeveria jo vetem qe nuk eshte terhequr, por ka nisur perdorimin masiv te tyre, ku permes disa akteve ligjore i ka dhene vetes te drejten per te percaktuar jo vetem cmimet e zhdoganimit, cmimet e produkteve ne shitjet, por edhe numrin e punonjesve qe ai duhet te kete dhe pagat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA