Nje aksident i rende automobilistik, ku humben jeten 4 persona dhe u plagosen 2 te tjere ndodhi pasdite ne zonen e Fushe-Prezes, ne rrugen e vjeter qe te con drejt aeroportit nderkombetar “Nene Tereza”. (UPDATE)
Nje autoveture e tipit “Mercedes-Benz” me targe te Lacit dhe nje “Golf” me targa te Kosoves u perplasen ne menyre ballore dhe per pasoje vdiqen kater kosovaret qe ndodheshin ne “Golf”, 2 meshkuj dhe dy femra dhe u plagosen dy te rinjte qe ndodheshin ne “Mercedes”.
Policia nuk i ka bere ende te ditur emrat e te vdekurve per shkak se ata nuk kishin me vete asnje mjet identifikimi.
Autoritetet kane identifikuar deri tani dy te plagosurit, qe jane dy djem 21 dhe 22 vjec nga Tirana, perkatesisht Damian Dode dhe Gerti Popa.
Ata u derguan menjehere ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ku po i nenshtrohen mjekimeve intensive, ndersa ne morgun e spitalit u transportuan 4 viktimat qe humben jeten ne kete aksident.
Policia rrugore qe mberriti ne vendngjarje tha se shkaku i ngjarjes se rende ishte shpejtesia shume e larte dhe lageshtia ne rruge, per shkak te rreshjeve te shiut qe ulin se tepermi qartesine e shikimit te drejtuesit te mjetit.
Top Channel