Gjykata e Shkalles se pare ne Durres ka dhene masen e arrestit ‘burg pa afat’, per shtetasin Artan Kristo te vetequajtur, Muhamed Abdulla i arrestuar pak dite me pare me urdher se prokurorise. (UPDATE)
Kristo eshte sjelle me pranga ne duar ne sallen e gjyqit ku i eshte komunikuar arsyeja e ketij arrestimi.
Ndaj tij ishte dhene nje mase arresti ne Gjykaten e Tiranes dhe me pas ceshtja eshte transferuar ne Durres. I akuzuari eshte mbrojtur duke thene se fjalet e tij jane shkeputur nga konteksti.
“Prokurori nuk i kupton ato fjale. Jam i pafajshem, nuk meritoj te qendroj pas hekurave pasi fjalet jane te shkeputura nga konteksti i fjalimit prej 60 minutash”, u shpreh Kristo.
I akuzuari kerkoi me pas kerkoi qe t’i lihej masa e arrestit ‘detyrim paraqitjeje’ per shkak te problemeve familjare.
Ndersa avokati mbrojtes deklaroi se po shkeleshin te drejtat e njeriut dhe se pergjimet e SHISH-it jane te paligjshme, ndersa iu refuzua kerkesa per njohjen me to nga organi i akuzes.
Avokati deklaroi se kishte patur perpjekje per rekrutimin e te akuzuarit nga sherbimet sekrete.
Top Channel