Vendimi, Starova dhe Spahia zv.ministra te Mbrojtjes

22/10/2009 08:25

Qeveria zyrtarizoi dje tre emrat e radhes per postet e zevendesministrave. Kryeministri Sali Berisha, dy poste te tilla ua ka ofruar aleateve dhe nje Partise Demokratike. Kreu i PLL-se, Ekrem Spahia, eshte spostuar nga Ministria e Kultures ne ate te Mbrojtjes.

Kryetari i Levizjes se Legalitetit eshte emeruar dje zv/minister i Mbrojtjes, duke zevendesuar Petrit Karabinen nga posti qe mban prej kater vjetesh ne kete ministri.

Ne te njejten detyre, ne Ministrine e Mbrojtjes, ka shkuar edhe kryetari i Partise Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova.

I ngelur jashte Parlamentit pas zgjedhjeve te 28 qershorit, Starova perfiton nje vend dytesor ne kabinetin qeveritar.

Dashnor Bajaziti emerohet zevendesminister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Petrit Karabina eshte shkarkuar nga posti i zv/ministrit, nderkohe qe Zana Zhuka vazhdon te qendroje ne kete post, duke e kompletuar Ministrine e Mbrojtjes me tre zv/ministra.

Maratona e percaktimit te zv/ministrave do te vazhdoje edhe ne mbledhjet e ardhshme te qeverise, ku vlen te theksohet se nje pjese e mire e aleateve nuk kane marre ende nje shperblim te parapremtuar ne kabinetin qeveritar.

Top Channel