Rruga Rreshen-Kalimash, pa pagese
22/10/2009 09:00
Aksi rrugor Rreshen-Kalimash, pjese e autostrades Durres-Kukes nuk do te jete me pagese, sikurse pretendon media kosovare.
Rruga me e kushtueshme e qeverise shqiptare u mendua te jepej me koncesion, ose te pakten tuneli me gjatesi 6 kilometra, por u hodh poshte.
“Me aq sa kam informacion, nuk eshte e vertete qe rruga Rreshen-Kalimash do te pershkohet, duke paguar para. Ajo eshte ndertuar me parate e taksapaguesve shqiptare dhe nuk eshte e drejte tarifa e nje sherbimi te tille”, u shpreh dje ish-zevendesministri i Financave, Florian Mima.
Top Channel