Rehn: Qeveria te zgjidhe krizen politike

22/10/2009 17:20

Komisioneri Europian per Zgjerimin, Olli Rehn pret qe qeveria e re ne Shqiperi te zgjidhe situaten politike qe u krijua pas zgjedhjeve te qershorit me vendimin e opozites per te qendruar jashte parlamentit per sa kohe qe nuk ka hetim te plote te procesit te numerimit te votave. (UPDATE)

I pyetur mbi kete ceshtje, komisioneri ne pergjigjen e tij nuk e permend fare opoziten dhe as faktin e bojkotit te Kuvendit, por i drejtohet vetem qeverise se sapoformuar duke i kerkuar te zgjidhe kete sfide politike.

“Per Shqiperine dhe sfidat e saj politike, une besoj se qeveria e re do te mundohet ta zgjidhe kete ceshtje qe eshte e rendesishme per kriterin politik te Kopenhagenit dhe duhet pare si nje shans tashme per te rritur stabilitetin politik e ne kete menyre evoluimin orientimit europian te Shqiperise”, u shpreh Rehn.

Kjo eshte hera e pare qe Olli Rehn shprehet per situaten aktuale politike ne vend. Ne te njejten kohe, Rehn u pozicionua kunder qendrimit dashamires te eurodeputeteve per liberalizimin e shpejte te vizave ndaj Shqiperise e Bosnjes duke prere shpresat per pershpejtim te procesit.

“E di qe ekzistojne debate brenda unzaes se Brukselit per ceshtjen e liberalizimit te vizave. Ka patur nje aktivizim politik ne favor te heqjes se vizave per Shqiperine dhe Bosnjen, cfare eshte per t’u mirepritur, por ne te njejten kohe i bej apel cdo aktori politik ne kete qytet se ne duhet te jemi te pergjegjeshem e te deshmojme se u qendrojme kritereve te besueshme rigoroze, sepse kjo eshte e vetmja menyre per te bindur z. Shoibel, z.Hortefor dhe 25 koleget e tjere, pra ministrat e brendshem europiane, se eshte e besueshme hyrja ne regjim pa viza me Maqedonine, qe ka bere detyrat e saj ne menyre te perkryer, Serbine e Malin e Zi. Shqiperia dhe Bosnja sapo te permbushin kriteret, do te bejme te njejten gje dhe me keto dy vende. Por nuk duhet t’i ndeshkojme tre vendet e tjera qe i kane bere gjerat sic duhet, duke i bere konfuze ceshtjet, pasi rrezikojme te mos kemi fare avancim te regjimit te lire te vizave pastaj”, shton Rehn.

Ne dhjetor, ministrat e brendshem europiane jane ata qe do te vendosin perfundimisht per heqjen e regjimit te vizave Schengen me vendet e Ballkanit, pasi te shyrtojne propozimin e komisionit dhe raportin e parlamentit Europian.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA