Reformat ne sistemin e drejtesise kerkojne nje dialog dhe konsensus te gjere politik. (UPDATE)
Ne nje tryeze per kete ceshtje, presidenti Bamir Topi dhe ambasadori i Komisionit Europian ne Tirane, Helmut Lohan kerkuan bashkepunimin institucional te partive pasi drejtesia nuk eshte as e mazhorances dhe as e opozites
Sipas Presidentit te Republikes, qe eshte njekohesisht edhe kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, reforma ne gjyqesor nuk behet ndaj gjyqtareve dhe profesionisteve. Sipas Presidentit, ata nuk jane kundershtaret e ketij procesi.
“Gjyqtaret e te gjitha niveleve duhet te jene bashkepunetore, ne kuptimin e vertete te fjales, te ekspertizes, me klasen politike, pra, ne nje fare menyre ne plotesojme bazen e nje procesi legjislativ ku klasa politike, trupa legjislative merr ne konsiderate edhe “interesat e grupeve te interesit”, sepse interesi i gjyqtareve, kudo qe jane, eshte interesi ligjor. Keshtu qe, dhe nje here bej nje thirrje per te gjithe partite politike t’i rikthehen me vemendje ketij momenti shume te rendesishem, i cili nuk kerkon fjale. Ai kerkon kohezion politik, kerkon profesionalizem, kerkon monitorim”, tha Topi.
Por ajo qe mungon, eshte nje strategji per drejtesine. Ministri i ri i Drejtesise Bujar Nishani, i cili sipas analizteve mund te zbuse marredhenieve e tensionuara te paraardhesit te tij me gjyqtaret dhe KLD-ne, u zotua qe per hartimin e strategjise te vjele mendimet e tere grupeve te interesit.
Por ai qe ishte me i drejtperdrejte, ishte ambasadori i delegacionit te Komisionit Europian, Helmut Lohan. Duke permendur ligjin e administrates gjyqesore, i cili per t’ua votuar ne Parlament kerkon nje shumice te cilesuar, theksoi hapur nevojen e bashkepunimit politik, ne Parlament:
“Nje marreveshje e gjere mes forcave politike per reformen e gjyqesorit, eshte nje kusht i nevojshem per te ecur perpara. Rregullat baze te lojes, qe qeverisin jeten publike dhe private ne cdo vend, duhet te burojne nga nje konsensus i gjere politik. Nje gje e tille si sundimi i ligjit nuk mund te thuhet se i perket mazhorances apo se sundimi i ligjit i perket opozites. Prandaj ne logjiken tone, shume aspekte te reformes legjislative mund te miratohen vetem me nje shumice te cilesuar ne Parlament. Kjo perforcon nevojen per te vazhduar dhe udhehequr dialogun politik ne Parlament”, tha Lohan.
Top Channel