Rama: Te hapen kutite

22/10/2009 14:45

Kryetari i opozites Edi Rama deklaroi se asgje nuk mund ta largoje Partine Socialiste nga kerkesa e saj e kahershme per hapjen e kutive te votimit dhe transparencen e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit.

Duke e cilesuar Berishen, sharlatan qe spekullon e nuk lejon zbardhjen e se vertetes, Rama kerkoi transparence te procesit per t’u ndare njehere e mire nga tradita e mbrapshte e zgjedhjeve te deformuara.

“Nuk e kuptojme se cfare eshte e paligjshme ne kerkesen tone per te hapur kutite dhe per te hetuar cfare ka brenda tyre ne funksion te transparences”, theksoi Rama.

Sipas tij, Shqiperia sot ka nje drejtues qe nuk mund te krahasohet as me Afganistanin, ku presidenti i ketij vendi pranoi hapjen e kutive dhe perseritjen e zgjedhjeve.

“Ne do ta rrezojme perpjekjen per te ndertuar modelin e republikave ish-sovjektike, ku pushteti numeron, pavaresisht se si populli voton. Ne jetojme ne mes te Evropes dhe do te pranojme vetem standarte te ketij niveli”, shtoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA