Liri Neziri, pasi eshte endur rrugeve te qytetit te Pukes sebashku me kater femijet e saj, eshte aq e lodhur dhe e tronditur sa nuk mund te na thote as se sa vjec eshte.
Per dy nete me radhe ka qendruar dhe fjetur ne pavionin e radiologjise te qytetit te Pukes, ku kane fjetur ne dysheme dhe kane qendruar pa ngrene. Por vuajtejt e kesaj familjeje kane nisur 6 vjet me pare kur bashkeshorti i Lirise nisi te pije dhe te luaje bixhoz. Kur kthehej ne shtepia ai rrihte jo vetem Lirine por edhe femijet.
Kete here ai i ka rrahur me tubin e ujit dhe i ka nxjerre te premten ne te gdhire nga shtepia pa rroba dhe ne shi. Liria ka kerkuar ndihmen e familjareve dhe te shtetit por askush nuk ka reaguar. Sot gjendjet ne dyert e Komisariatit te Policise se Pukes ku ka bere kallezim penal ndaj bashkeshoritit, i cili mbahet ne polici. Por ankthi i saj me i madh eshte se cdo te behet me te dhe femijet.
Liria sebashku me femijet ndodhet ne komisaritn e policise, ku eshte marre ne pyetje nga inspektoret e policise e me pas nga ata te inspektoriatit. Askush prej tyre nuk ka ngrene dhe jane te lodhur e pa gjume. Perfaqesuesit e bashkise dhe te inspektoriatit thone se kane ardhur te informohen, por askush nuk e di se ku do te flene ata sot dhe kush do ti ushqeje.
Nje shqetesim i vogel per zyrtaret e larte, por shume i madh per keta femije qe enden rrugeve pa shprese. Dhuna ndaj grave dhe femijeve duket se eshte nje fenomen ne rritje edhe ne kete zone, ku vetem gjate ketij viti ka patur 5 denoncime ne polici.
Top Channel