500 mije leke eshte gjoba me e madhe qe KKRT ka vendosur ndaj operatoreve kabllore qe kane piratuar programe tv, ekzkluzivitet i SuperSport dhe DigitAlb.
Drejtuesit e ketij instuticioni, kane pohuar per Top Channel se grupet e inspektimit, te shperndare ne te gjithe Shqiperine, kane verrejtur shkelje ne shume qytete te vendit. Sipas tyre, gjoba eshte hapi i dyte ndaj luftes kunder piraterise, nderkohe qe ne rast te vazhdimit te ketij fenomeni, do t’i hiqet licensa cdo operatori qe nuk respekton ligjet mbi transmetimet radio-televizive.
Gjate muajit tetor, nga inspektimet e grupeve te KKRT ne 42 operatore kabllore, kane rrezultuar 22 operatore qe po transmetonin programe te vjedhura. 12 prej tyre kishin kaluar fazen e paralajmerimit ndaj eshte proceduar me vendosjen e gjobave. Me gjithe keto masa, transmetimi i programeve te vjedhuar ka vazhduar gjate tranmsetimit te ndeshjeve te Champions League mbremjen e te martes dhe te merkures.
Mes atyre qe kane vazhduar piratimin e programeve ka edhe nga ata qe e kane marre masen e gjobes, nderkohe qe verrehet nje fenomen i shtrirjes se piratimit nga qytete e medha drejt qyteteve te vogla e madje edhe neper fshatra. Drejtuesit e KKRT, pohojne se lufta ndaj ketij fenomeni do te vazhdoje nderkohe qe theksojne se deri ne fund te ketij muaji do t’i kene vene fre ketij fenomeni.
Top Channel