PDK padit zgjedhjet

22/10/2009 15:25

Partia Demokristiane ka dorezuar ne Prokurorine e Pergjithshme ato qe kjo force politike i quan prova per manipulimin e procesit zgjedhor ne qarkun e Shkodres. (UPDATE)

Kryetari demokristian, Nard Ndoka ka theksuar se ne pamjet filmike te krahasuara me procesverbalet zyrtare te terhequra ne KQZ per disa KZAZ, zbulohen faktet e manipulimeve , te cilat sipas tij i kane grabitur nje mandat deputeti PDK.

“PD i ka shtuar vetes ne qarkun e Shkodres 11.784 vota, ndersa koalicionit Poli i Lirise i ka marre mbi 5 mije vota”, thote Ndoka.

Me kete rast kreu i PDK kerkoi doreheqjen e kryeministrit Berisha dhe krijimin e nje qeverie teknike.

“PDK kerkon krijimin e nje qeverie teknike me perfshirjen e te gjithe partive politike, ne menyre qe te realizohen disa reforma te rendesishme jetike”, theksoi Ndoka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA