
Ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch, ka raportuar sot perpara Keshillit te perhershem te OSBE-se ne Vjene se zgjedhjet ne Shqiperi permbushen shumicen e angazhimeve te OSBE-se dhe shenuan nje progres te prekshem ne regjistrimin e votuesve dhe identifikimit te tyre.
Duke folur per periudhen e numerimit te votave, ambasadori Bosch ka bere pergjegjes partite politike, te cilat sic shprehet ai ne raport “politizuan procesin e numerimit te votave, gje qe beri qe zgjedhjet te mos e realizonin plotesisht potencialin e Shqiperise per t’iu permbajtur standarteve me te larta per zgjedhje demokratike”.
Ambasadori i OSBE-se ne Tirane veren ne raport se Partia Demokratike shfrytezoi veprimtarite shteterore per qellime te fushates dhe ne disa raste kishte fakte te bazuara per presion ndaj administrates.
Persa i perket pretendimeve te PS per pasaktesi ne listat e votuesve, kartat e identitetit, perdorjen e te burgosurve ne zgjedhje apo manipulimin ne shkalle te gjere te rezultatit te zgjedhjeve, ambasadori Bosch tha se keto jane pretendime te pabazuara.
Ne raportin perpara Keshillit te Perhershem te OSBE-se ne Vjene ambasadori Bosch ka vene ne dukje bojkotin e Partise Socialiste, megjithe perpjekjet sic thote ai te kryeministrit Berisha per te arritur nje kompromis.
Ambasadori i OSBE-se ka deklaruar perpara Keshillit te Perherhshem ne Vjene se bojkoti i Partise Socialiste nuk dihet sa do te zgjase, por ai ka perseritur apelin e tij dhe te kancelarive te tjera perendimor se “Partia Socialiste ka pergjegjesine per t’u kthyer ne Kuvend dhe per te luajtur rolin e saj kushtetues se opozite konstruktive, aq me teper kur ka nje sere reformash te rendesishme te procesit te integrimit qe presin te miratohen”.
Top Channel