Prezenca ne Tirane e OSBE-se i ka bere thirrje zyrtarisht Partise Socialiste t’i jape fund bojkotit dhe te kthehet ne parlament per te bashkepunuar me mazhorancen per reformat integruese te vendit ne Bashkimin Europian. (UPDATE)
Ky apel i ambasadorit Robert Bosch u be perpara keshillit te perhershem te OSBE-se ne Vjene, ku ambasadori mbajti raportin vjetor per punen e perfaqesise ne Tirane.
“Partia Socialiste ka përgjegjësinë për t’u kthyer në Kuvend dhe për të luajtur rolin e saj kushtetues si “opozitë konstruktive”, aq më tepër kur ka një sërë reformash të rëndësishme të procesit të integrimit që presin të miratohen”-thuhet ne raportin e OSBE-se.
Ne nje perkufizim te njejte me ate te OSBE/ODIHR per zgjedhjet ambasadori Bosch tha se zgjedhjet ne Shqiperi permbushen shumicen e angazhimeve te OSBE-se dhe shenuan nje progres te prekshem ne regjistrimin e votuesve dhe identifikimit te tyre.
Ndersa duke folur per periudhen e numerimit te votave, ambasadori i OSBE-se beri pergjegjese partite politike, te cilat, sic shprehet ai ne raport, “politizuan procesin e numerimit te votave, gje qe beri qe zgjedhjet te mos e realizonin plotesisht potencialin e Shqiperise per t’iu permbajtur standarteve me te larta per zgjedhje demokratike”.
Ambasadori i OSBE-se ne Tirane veren ne raport se Partia Demokratike shfrytezoi veprimtarite shteterore per qellime te fushates dhe ne disa raste kishte fakte te bazuara per presion ndaj administrates. Persa i perket pretendimeve te PS per pasaktesi ne listat e votuesve, kartat e identitetit, perdorjen e te burgosurve ne zgjedhje apo manipulimin ne shkalle te gjere te rezultatit te zgjedhjeve, ambasadori Bosch tha se keto jane pretendime te pabazuara.
Ne raportin perpara Keshillit te Perhershem te OSBE-se ne Vjene ambasadori Bosch ka vene ne dukje bojkotin e Partise Socialiste, megjithe perpjekjet sic thote ai te kryeministrit Berisha per te arritur nje kompromis duke i ofruar Partise Socialiste shumicen e vendeve ne nje komision eventual parlamentar, oferte, e cila eshte refuzuar nga kryetari i Partise Socialiste.
Ambasadori i OSBE-se ka deklaruar perpara Keshillit te Perherhshem ne Vjene se deri tani nuk dihet sa do te zgjase bojkoti i Partise Socialiste.
Por, duke patur parasysh kete bojkot, menyra sesi do te arrihet konsensusi nderpartiak per ceshtje me rendesi kombetare, parakusht per suksesin kombetar, dhe per me teper sesi do te ruhet konsensusi me kthimin e Partise Socialiste ne kuvend, perben nje pike diskutimi interesante.
Top Channel