Mediat spanjolle kane sulmuar trajnerin Pellegrini dhe lojtaret e Realit per humbjen 3-2 ndaj Milanit ne Santiago Bernabeu.
I vetmi qe ka arritur t’i shpetoje kritikave te gazetareve ishte kapiteni Raul Gonzalez. Prestigjozja sportive “AS” ka ne faqen e saj te pare nje foto te Raul, nderkohe qe ne brendesi shkruan, “Ti dhe askush tjeter”, duke theksuar se kapiteni ishte i vetmi nga madrilenet qe deshironte fitoren ndaj veteraneve kuqezi. Gazeta tjeter sportive “Marca” i eshte kunderpergjigjur trajnerit Pellegrini, i cili pas ndeshjes deklaroi se lojtaret e tij nuk luajten keq.
“Cilen ndeshje ka pare Pellegrini? Madridi beri hara kiri dhe i dhuroi ndeshjen Milanit me 14 lojtare qe e kane kaluar moshen 30 vjec. Portieri me i mire i botes, Casillas nuk ishte ne diten e tij me te mire”, thuhet ne komentin e kesaj gazete, qe e ka bere me alarmante situaten tek madrilenet pas humbjes se dyte pa Cristiano Ronaldo-n.
Nderkaq gazetave politike nuk u ka mjaftuar suksesi i Milanit per te ndryshuar gjykimin e tyre ndaj kuqezinjve. Titulli i “El Pais”: Madridi rifreskon Milanin. Bingo per skuadren italiane, te ciles i mungon forca, por qe ecen perpara me urtesi e mencuri.
Gazetat sportive me qender ne Barcelone jane marre me shume me ish lojtarin e tyre, Ronaldinho. E perditshmja “Sport” shkruan: Ronaldinho fiton serish ne Bernabeu. Braziliani nuk eshte i njejti me ate te Barcelones se para 4 viteve, por ai ishte protagonist i nje tjeter fitoreje historike ne Madrid.
Top Channel