
Nepermjet nje urdheri kryebashkiaku i Lezhes, Viktor Tushaj iu ka bere thirrje qytetareve dhe bisneseve te qendrojne larg zaptimit te hapesirave publike.
Ky urdher vjen menjehere pas ngjarjes se rende ku nje i ri 21-vjecar humbi jeten duke tentuar te kaloje ne rruge per shkak se trotuari eshte i bllokuar.
“Duke marre shkas nga disa incidente dhe nga aksidenti i fundit ne kemi leshuar urdherin per lirimin e trotuareve qe behen pengese per qarkullimin e lire dhe te mjaftueshem te qytetareve”, tha Tushaj.
Urdheri eshte ne ditet e tij te para dhe ende ka raste te shfaqjes se ketij fenomeni i cili perkeqesohet me teper edhe nga parkimet ne trotuare te automjeteve.
Viktor Tushaj ka shtuar me tej se u mendua mbledhja e te ardhurave per te ndihmuar ne zhvillimin e qytetit por ato skane asnje vlere kur vene ne rrezik jeten e qytetareve.
Ndersa persa i perket atyre bisneseve qe kane paguar taksen ne bashki Tushaj thekson se do te behet kompensimi i vleres.
Top Channel