Leskaj: Kriza, nga kapricio e Berishes

22/10/2009 15:10

Partia Socialiste i rikthehet nje pjese te raportit te Komisionit Europian per Shqiperine, qe nenvizon disa ceshtje qe lidhen me funksionimin e kuvendit, duke vecuar konstatimin e ketij raporti, se kontrolli i ekzekutivit mbi parlamentin eshte nje nder problemet me te medha ne funksionimin e demokracise ne vend.

“Ne keto kushte, Partia Socialiste kerkon respektimin e ndarjes se pushteteve dhe te rregullave te funksionimit ne parlament. Ne kerkojme rritjen e rolit ne kuvend dhe deshirojme monitorimin e MSA-se”, tha deputetja Valentina Leskaj.

Zonja Leskaj, deputete e PS-se, thote se jeta parlamentare eshte bllokuar per nje kapricio te kryeministrit dhe se kerkesa e opozites per te hapur kutite e votimit te 28 qershorit eshte legjitime.

Sipas saj, respektimi i kesaj kerkese jo vetem do te zbardhe te verteten e 28 qershorit, por do te zhbllokoje edhe jeta parlamentare, qe sic thote zonja Leskaj, i hap rruge dialogut politik ne parlament dhe reformave qe i nevojiten vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA