
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje propozimet e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut per anetare ne komisionet zonale te administrimit te votave.
Pas vendimit per bojkot nga ana e Partise Socialiste, PBDNJ dorezoi prane ketij institucioni emrat per te plotesuar vendet vakante.
Ne baze te shortit te hedhur, kjo parti do te kryesoje si mazhorance ne tre KZAZ, ndersa dy te tjera i takojne PD-se.
Ngritja dhe konstituimi i KZAZ-ve i hap rruge dorezimit te listes se kandidateve, ndersa KQZ nga ana e saj eshte duke marre masat perkatese per organizimin e zgjedhjeve.
Dy dite me pare ajo miratoi strukturen e buxhetit te zgjedhjeve te 28 qershorit, te cilat do te kushtojne 9.6 milione leke, duke perfshire ketu edhe prodhimin e fleteve te votimit.
Top Channel