Ne daten 22 tetor te vitit te shkuar, ekzaktesisht nje vit me pare si sot, Interi arriti fitoren e fundit ne Europe dhe kete nuk mund ta duroje me presidenti Massimo Moratti, shpresat e te cilit per te ecur ne Champions League u mbeshteten tek Jose Mourinho.
Presidenti zikalter i ka dhene nje ultimatum trajnerit portugez, duke i kerkuar sukses ne Europe ose perndryshe largimi i “Special One” do jete vetem ceshtje javesh. Barazimi 2-2 me Dinamo Kiev e ka mbushur kupen dhe tashme duhet vetem nje pike per ta derdhur.
Pas dy javesh ne Kiev mund te jete pankina e fundit e Mourinho-s nese nuk arrin te fitoje. Ne horizont del pista e Liverpool ku Rafa Benitez eshte gjithashtu ne fije te perit. Per te pare nese ne keto dy skuadra te medha europiane do kete “koka” te prera, duhet te presim ndeshjet e kthimit qe do te luhen ne fillim te muajit nentor.
Top Channel