Robbie Williams, ne skene pas 3 vitesh mungese

21/10/2009 09:15

Rikthim i lavdishem per Robbie Williams ne skenat muzikore. Kengetari britanik ka kenduar live ne Roundhouse te Londres ku zhvilloi koncertin e tij te pare te vertete pas tre viteve mungese, ne pranine e rreth 3 mije fansave qe e kane duartrokitur gjate.

“Faleminderit. Jam pak nervoz por mbeshtetja juaj me dha siguri te madhe”, u shpreh ish pjesetari i Take That para te pranishmeve ne vendin e tij te lindjes. Ne kete koncert Williams kendoi disa kenge te reja por nuk la pa performuar as hite qe e kane bere te famshem si solist.

Koncerti eshte transmetuar direkt nga 250 kinema ne mbare Europen. “Reality Killed the Video Star” eshte albumi i ri i Robbie Williams qe pritet te dale ne Europe ne fillim te nentorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA