
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama shprehu pesimizmin e tij per zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Shqiperi, per aq kohe sa nuk ka nje proces hetimor per votimet e 28 qershorit.
“Kjo eshte nje ceshtje qe nuk eshte zgjidhur ende dhe ne do te bejme cmos qe e verteta te mos mbyllet me nje kapak”, thote Rama, i cili i kerkon Berishes qe te lejoje transparencen e zgjedhjeve, ne rast se nuk do qe qeveria e tij ta kete rrugen teper te shkurter.
Sipas Rames, Berisha me qendrimin e tij po thellon krizen politike ne Shqiperi dhe e largon piketakimin me opoziten, qe eshte domosdoshmeri ne nje proces normal politik.
“Sot Shqiperia eshte ne udhekryq dhe institucionet jetike te saj jane ne rrezik”, tha Rama, duke theksuar se aksioni politik i opozites do te vazhdoje.
Rama shprehu pesimizmin edhe per ceshtjen e vizave, pasi ne janar te 2010 nuk do te kete asnje lehtesi per Shqiperine dhe shqiptaret, per shkak te kryeministrit, i cili vepron ne interes te familjes dhe oborrit te tij.
Top Channel