PS: Gjyqesori i kapur nga krimi

21/10/2009 19:55

PS ngre shqetesimin e kapjes se gjyqesorit nga krimi. Nje prej deputeteve te saj, Damian Gjiknuri i referohet edhe rasteve konkrete sic eshte deshmia ne seance gjyqesore e te penduarit te bandes se Durresit, Adriatik Coli.

“Kjo eshte nje deshmi e paster. Une e kam lexuar ne gazeta dhe nuk e di se sa e vertete eshte, por eshte e qarte se kemi te bejme me nje afere mbi drejtesine. Eshte meperkembur ligji dhe jane liruar kriminelet”, ka pohuar Gjiknuri.

PS, thote ai, ka kerkuar nga te gjithe aktoret e drejtesise te ushtrojne pergjegjesite e duhura dhe e ve theksin tek politika, e cila sipas tij duhet te nderhyje me rregulla loje te qarta dhe brenda kuadrit ligjor, ne sistemin e drejtesise.

“Sic del dhe ne raportin e fundit te KE, qe ka perdorur termin e “mosdenimit te pushtetareve”, kjo do te thote se ata qendrojne mbi ligjin. Kjo eshte mafia e vertete”, ka theksuar Gjiknuri.

Deputeti socialist thote se episodet e korrupsionit ne sistemin e drejtesise duhen hetuar, pasi sic thote ai, kjo semundje do te perkeqesohet.

“Fatkeqesisht nuk eshte denuar asnje gjyqtar dhe asnje prokuror dhe kjo ka bere qe kjo semundje te shtrihet me gjere”, ka shtuar Gjiknuri.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta